Në mesin e tensioneve në rritje për të ardhmen e NATO-s dhe pikëpamjeve të ndryshme për Rusinë, shefi i aleancën Mark Rutte paralajmëroi SHBA dhe Evropën kundër çdo tundimi për të ecur vetëm.

“Më lejoni të jem absolutisht i qartë, nuk është koha për të ecur vetëm. Jo për Evropën apo Amerikën e Veriut. Sfidat globale të sigurisë janë shumë të mëdha për secilin prej nesh për t’u përballur vetë. Kur bëhet fjalë për mbajtjen e sigurt të Evropës dhe Amerikës së Veriut, nuk ka alternativë ndaj NATO-s”, tha Rutte.

Thirrja e Rutte për unitet transatlantik erdhi disa ditë pasi Atlantic raportoi se sekretari i Mbrojtjes i SHBA Pete Hegseth dhe zëvendëspresidenti JD Vance ishin ankuar për aleatët evropianë në një grup në Signal. I pyetur nëse aleatët mund të kenë ende besim te SHBA pas polemikave, Rutte u tha gazetarëve:

“Absolutisht, a mund t’u besojmë amerikanëve, po. Ata janë partneri ynë më i madh, aleatët më të mëdhenj në NATO.”

Shumë vende evropiane, përfshirë Gjermaninë dhe Britaninë, kanë njoftuar planet për të rritur shpenzimet e mbrojtjes, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump duket se ka krijuar një afrimitet me homologun rus Vladimir Putin në përpjekjet e tij për t’i dhënë fund luftës trevjeçare në Ukrainë.

Artikulli paraprakQEVERIA GREKE RRIT PAGËN MINIMALE NË 880 EURO, PËRFITOJNË DHE EMIGRANTËT SHQIPTARË
Artikulli tjetërNË DASHURI, JINI TË HAPUR NDAJ TAKIMEVE TË REJA…ÇFARË KANË REZERVUAR YJET PËR SOT