Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka shfrytëzuar Ditën e Fitores për t’i bërë thirrje liderit rus Vladimir Putin që t’i japë fund luftës në Ukrainë menjëherë.

“Ne qëndrojmë fort në krah të Ukrainës dhe do të vazhdojmë ta ndihmojmë vendin të ushtrojë të drejtën e tij për vetëmbrojtje”, tha ai.

Stoltenberg thotë se presidenti rus e ka përdorur rregullisht fjalimin e tij të 9 majit për të përhapur gënjeshtra për Perëndimin dhe për të kritikuar NATO-n.

“Unë pres që Putini përsëri më 9 maj të këtij viti të përhapë gënjeshtra për NATO-n dhe Perëndimin në tërësi”, u shpreh Stoltenberg.

Ai ka hedhur poshtë pretendimet e Rusisë se NATO ka vepruar në mënyrë agresive, duke këmbëngulur se është një aleancë mbrojtëse e ndërtuar për të siguruar paqen dhe për të mbështetur vlerat e lirisë dhe demokracisë.

Artikulli paraprakVOA: FERMERËT SHQIPTARË GJEJNË MËNYRA ALTERNATIVA, PËRDORIN MBETJET E KAFESË NË VEND TË PLEHRAVE KIMIKË
Artikulli tjetërMBETJET PLASTIKE VRASIN MJEDISIN, SHQIPTARËT PËRDORUES TË 3.2 MILIARDË QESEVE NË VIT