Shefi i Rendit në Policinë e Vlorës mbronte trafikantët e kanabisit, u merrte 40% të parave

Shefi i rendit në Policinë e Vlorës është vënë në pranga mbrëmjen e sotme nga policia. Arrestimi i tij është bërë me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Haki Hasanbegaj është ndaluar në mbrëmje në banesën e tij. Ai akuzohet për dekonspirimin e një operacioni antidrogë, si dhe për lidhje me mbjelljen e kanabisit. Nga hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda është bërë e ditur se Hasanbegaj kishte lidhje me njerëzit që mbillnin kanabis sativën. Por jo vetëm kaq, për ti mbrojtur ata Hasanbegaj mësohet se merret nga 30 deri 40 për qind të vlerës së drogës. I arrestuari më parë ka qenë shefi i postës së Orikumit, ndërsa u rikthye në polici me ndërrimin e pushteteve. 

Artikulli paraprakSHBA: BLLOKIMI I VIZAVE VETËM PËR 23 GJYQTARË DHE PROKURORË
Artikulli tjetërSHOKON MIKU I TRUMP: AI DO T’I LËRË POSTIN CLINTONIT, JA E VËRTETA