Shkodra International Food Event, një prej ngjarjeve më të rëndësishme gastronomike çeli siparin e saj në Shkodër. Dy nga emrat e njohur në Itali dhe arenën ndërkombëtare, shefi i kuzhinës Carlo Zarri dhe kritiku i njohur Edoardo Raspelli ju bashkuan edicionit të parë të festivalit të ushqimit dhe pijeve, që merr jetë në Shkodër me ftesën e bashkisë së qytetit. Kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia vuri theksin tek vlerat e qytetit dhe rendësinë që ka ky festival në promovimin e kulinarisë tradicionale shkodrane.

Pasi ka gatuar për emrat e mëdhenj botëror si Sophia Loren, Michelle Obama, Armani, Ferrari etj, Carlo Zarri nga Piemonte gjendet në Shkodër, në këtë këtë event që e ka kthyer këtë qytet në epiqendër të pasqyrimit të shijes, elegancës dhe traditave më të mira të saj. E gjitha kjo lindi nga një bisedë mes tij dhe kryetarit të bashkisë Spahia.

Kritiku i gastronomisë Edoardo Raspelli u kujdes të evidentojë njohjen me shqiptarët dhe shembujt frymëzues se si ata duan ta ndryshojnë vendin e tyre.

Më herët kryebashkiaku Spahia i priti miqtë nga Italia në qendër të Shirokës, ku pasi i njohu me bukuritë e zonës, përmes një shëtitje me varkë i ftoi ata të zbulojnë nga afër liqenin e Shkodrës për ta përmbyllur ditën e parë më shijen e ushqimeve, pijeve dhe ëmbëlsirave të restoranteve të Shkodrës.

 

Artikulli paraprakDREJT FUNDIT RIKONSTRUKSIONI I SHKOLLËS “JORDAN MISJA”
Artikulli tjetërTRAJNIM PËR NDIHMËN E SHPEJTË NË RASTE TË NDRYSHME