Shefja e urgjencës lëvizëse në Shkodër Sehar Baraku i ka kthyer përgjigje banorëve të komunitetit egjiptian

duke hedhur poshtë pretendimet e tyre se autoambulanca ka vonuar për rreth një orë gjatë së enjtes kur një personi të atij komuniteti i ra kazani i mbeturinave në kokë. Baraku thotë se ambulanca ka shkuar në vendngjarje pas 5 minutave. Shefja e urgjencës lëvizëse shprehet se nuk ka asnjë neglizhencë ndërsa hedh poshtë edhe pretendimin se ka patur një komunikim jo etik përmes telefonit. Baraku nuk pranon as akuzën se ndaj komunitetit egjiptian ka dallime racial siç ata pretendojnë. Gjatë së enjtes, një 55-vjeçari, pjesë e komunitetit egjiptian, gjatë punës, i ra kazani i mbeturinave në kokë. Banorët atje pretendojnë se autoambulanca ka vonuar për rreth një orë gjë të cilën shefja e këtij shërbimi e quan të pavërtetë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakLAHI: NUK FUNKSIONON SHËRBIMI PARËSOR, TË GJITHË PACIENTËT NË URGJENCË
Artikulli tjetërFESTIVALI I FËMIJËVE, MBYLLET NËN “BEKIMIN E SHIUT”