
Tokat e Fishtës në Njësinë Administrative Blinisht të Lezhës janë kthyer në plantacione me shege.Kjo frutikulturë është kultivuar masivisht në këtë fshat, por problem mbetet mungesa e tregut.Kete vit prodhimi eshte i bollshem, por sheget po kalben pa u vjele, pasi edhe nisja e shirave po ndikon negativisht në këtë drejtim.
Fermeret shprehen të zhgënjyer me investimet e bera, pasi edhe mbështetja e insiticioneve shtetërore me subvensione ka qenë zero.
Si zgjidhje shihet ngritja e pikave te grumbullimit dhe eksporti i ketij produkti jashtë vendi.Për të realizuar diçka të tillë duhet të ndërhynë insitucionet shtetërore thotë specialisti i Bujqësisë Preng Marku.
Në Fishtë janë kultivuar rreth 10 hektarë tokë me frutikulturën e shegës, ndërsa çmimi varion nga 80 deri në 120 për kilogram.






