
Rubiku u kthye në një qender aktivitetesh dhe festimesh në kuader të festës së Shelbuemit, një nga ngjarjet më të rëndësishme në kalendarin fetar dhe kulturor të qytetit. Përgjatë tri ditëve, zona mori jetë përmes një programi të pasur aktivitetesh kulturore, lojërash tradicionale dhe koncertesh, që sollën frymë bashkimi dhe gëzim për të gjithë moshat.
Festa kulmoi me ceremoninë fetare në Kishën e Shelbuemit, një moment i shenjtë që i dha thellësi shpirtërore këtij organizimi të Bashkisë Mirditë dhe famullisë së zones.
Festa e Shelbuemit bashkoi banorë, vizitorë dhe emigrantë të ardhur nga larg për të nderuar këtë ngjarje të rëndësishme fetare.
Kjo ngjarje nuk është vetëm një traditë fetare, por një simbol i identitetit dhe lidhjes së fortë mes komunitetit dhe historisë së tij. Festimet i dhanë një shtysë të rëndësishme jetës sociale dhe ekonomike të Rubikut, duke e kthyer qytetin në një pikë tërheqëse për të gjithë ata që kërkojnë të përjetojnë kulturën dhe mikpritjen e kësaj zone.