Në një ndërtesë gjysëm të rrënuar që të ngjan me një stallë bagëtish jetojnë te vëtme 2 motra të cilat ka 17 vite që janë të sëmura. Gjyljana Shjtefni është 55 vjecare dhe jeton me një veshkë, ndërkohë veshka e dytë rrezikon ti dalë jashtë funksionit pasi vuan nga astma dhe nga një alergji në kokë.

Ndërsa motra tjetër 40 vjece është me gastrit kronik dhe me një sëmundje që lidhet me humbjen e masës kockore. Përpos sëmundjes dy motrat i torturon edhe varfëria.

Gjyljana i drejtohet me një apel të gjithë atyre që kanë mundësi ta ndihmojnë kur jemi edhe në prag të festave të fundvitit.

Familjes Shtjefni në Sheldi të njësisë administrative Gur i Zi e vetmja mundësi që i ka mbetur është vetëm shpresa tek zoti, pasi shteti këtë familje e ka harruar prej vitesh.

Artikulli paraprakI DJEGIN MAKINËN, GJYQTARI YMERI: NUK TREMBEM
Artikulli tjetër‘8 DHJETORI I DYTË NGA META’/ MAJKO: PRESIDENTI DUHET TË ULË PALËT NË TAVOLINË, JO TË BËHET PALË!