Nga Berati ku u firmos marrëveshja me kompaninë e njohur SHELL për kërkimet e naftës në Shpirag, kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria është një vend që ofron transparencë dhe garanton drejtësi. “Shqipëria sot në raport me të shkuarën garanton qartësi, transparencë dhe drejtësi në marrëdhëniet mes qeverisë dhe investitorëve të huaj.

Prania e një kompanie si SHELL përbën një arsye më shumë për kompanitë e tjera për ta parë Shqipërinë, jo sikur shkruhet në mediat të ndryshme në Europë apo sikur e dëshirojnë forca të ndryshme që janë kundër BE, por si një vend që përderisa investon SHELL mund të investojë kushdo. Këtë vit bëhen 100 vite nga zbulimi i parë i rezervave të para të zbulimit të naftës në Shqipëri në vitin 1918” tha kryeministri.

Rama theksoi se kompania SHELL do të nisë kërkimin në Bllokun 4 dhe vijon programin e zbulimit të naftës, mbi bazën e pritshmërive të larta që janë krijuar nga kërkimet e deritanishme në Blloqet 2 dhe 3. 

Artikulli paraprakHABIT KRYEMINISTRI I MAQEDONISË: JAM ME ORIGJINË SHQIPTARE
Artikulli tjetërAKSIDENTI NË VELIPOJË, 10-VJEÇARJA VIJON TË JETË NË KOMA