Ne fshatin Shelqet te Bashkisë Vau Dejës, ka nisur prej disa ditësh puna për asfaltimin e 3 km rruge, e cila jo vetëm do te përmirësoje qarkullimin e banoreve ne këtë zone, por I jep një pamje tjetër këtij fshati.

Puna e nisur nga firma kontraktuese, ka vijuar intensivisht prej disa ditësh ndërkohe qe këtë te shtune ka nisur edhe asfaltimi i këtij segmenti kaq te rëndesishëm. Nga ana tjetër vete banoret e zonës, shprehen te kënaqur per këtë investim kaq te rëndesishëm qe e prisnin prej 25 vitesh. Janë 3 km rruge, te cilat tashme do te largohen nga imazhet e shëmtuara te gropave te mëdha, apo edhe segmenteve ne te cilat ishte vështire te qarkullohej. Bashkia Vau Dejës, ka realizuar këtë investim fale buxhetit te saj, e cila kap vlerën e 24 milion lekeve.