TIRANË

Shembja e Teatrit Kombëtar ka rinxjerrë opozitën sërish në protesta. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha pas mbledhjes me aleatët vendosi që opozita t’u rikthehet protestave të menjëhershme.

Vendimi i parë për sot është mbështetja për të gjitha protestat e qytetarëve dhe aleancës për teatrin dhe nisja e organizimit të protestave. Duke nisur me efekt të menjëhershëm, se pse aty ku u dhunua teatrin përgatitet flijimi i të drejtave të çdo qytetari” tha Lulzim Basha.

Monika Kryemadhi bëri thirrje për mosbindje civile. “Mos njihini shtetin e Edi Ramës, gjobat, postblloqet dhe taksat e Edi Ramës” tha ajo.

I ashpër ishte edhe Presidenti Ilir Meta që e cilësoi një akt mafioz. “Mafia urdhëroi shkatërrimin, jo vetëm të një prej monumenteve të trashëgimisë kulturore më të rrezikuara të Europës por edhe të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri”.

Por pavarësisht akuzave të forta shumica është e vendosur për të ecur përpara. Kështu tha kryeministri Edi Rama. “Tiranën nuk e ndal dot kush” tha ai. Kryebashkiaku Erion Veliaj u shtriu dorën për bashkëpunim grupit të artistëve që kundërshtuan shembjen. “Teatri iku, ju shtrij dorën atyre që e kanë zemrën e thyer, tani na priftë e mbara për godinën e re” tha kryebashkiaku.

ORA 19:52

TAFAJ: IKU DHE NJË NDËRTESË HISTORIKE, U VËRTETUA QË JEMI NË DIKTATURË…DHE NJË MESAZH PËR TIRANASIT

Përfaqësuesi i PD-së, Arben Tafaj, me shembjen e Teatrit është shkatërruar demokracia. Si një qytetar Tiranës, Tafaj u ka bërë thirrje qytetarëve që në zgjedhjet e tjera të votojnë për figurën politike që ka një lidhje të ngushtë me Tiranën, jo siç është Erion Veliaj.

“Sot jemi para një fakti të kryer, sot Tiranës i mungon dhe një objekt Historik. E filloi me shembjen e stadiumit, vazhdojmë Teatrit, po bën një gropë pas Sahatit dhe për të vazhduar me godina të tjera, këtij qyteti po i ikën një e nga një objektet e vjetra historike. Ne tiranasit, por edhet gjithë shqiptar duhet të vajtojmë mungesën e demokracisë, për atë që njerëzit e dinin, por sot e vërtetuan. Nuk pinë ujë asgjë dhe në fund u treguar që “këtë vend e drejtoj unë”. Qytetarët ikur të votojnë të kenë kujdes që të zgjedhin njerëz që të kenë lidhje me këtë qytet, përndryshe do të jenë njerëz të neglizhuar që ligjin do e bëjnë të tjerët për ata”, tha Tafaj.

ORA 19:50

KREU I FRPD-SË, BELIND KËLLIÇI: DO TË VOTOJ PËR ZËRIN MË RADIKAL, KJO QEVERI RRËZOHET VETËM ME FORCË

Belind Këlliçi, kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike në një intervistë është shprehur se është përdorur një dhunë shtazarake dhe se nuk ka rënë teatri por Edi Rama.

Këllici është shoqëruar gjatë orëve të para të mëngjesit në komisariat dhe i është bashkuar sërish protesës.

“Kam parë një dhunë barbare shtazaraje. Kam 40 orë pa gjumë pa bukë, pa ujë. Si qytetar vetëm ditën e djeshme kam marrë dy herë gjobë vetëm se po vija tek teatri, jo të gjithë kanë luksin që të paguajnë gjobën. Është presioni psikologjik konstant , ngërçi që është bërë në lëvizjen tonë ditore. Kudo ka polici, shumica janë të rinj që i janë bashkuar protestës”, tha ai.

Ai është shprehur se është arrestuar duke ndenjur me duar në xhepa para Teatrit Kombëtar, duke e cilësuar si gjë anormale.

“Vijojmë të jemi prej disa orësh, ka patur rritje e shtuar e anëtarëve të partisë. Do të shkojmë pak më vonë në atë mbledhje. Unë do të votoj vetëm për zërin më radikal. Kjo qeveri rrëzohet vetëm me forcë, Rama nuk njeh ide, nuk ka platformë. Një ngjarje shumë e fortë, jam i bindur që nuk ka rënë teatri, por Edi Rama“, është shprehur Këlliçi.

ORA 18:50

BARDHI: TALEBANËT E RILINDUR NUK DUAN TEATËR TË RI, DUAN KULLA TË REJA…POR PUBLIKON VIDEON E GABUAR (VIDEO)

 

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka akuzuar qeverinë se nuk kërkon një teatër të ri, por kulla të reja.

“Edi Rama, Erion Veliaj, Taulant Balla dhe çeta e tyre e hajdutëve nuk duan një teatër të ri. Ata duan kulla të reja. Talebanët e rilindur duan të grabisin tokën publike për të pastruar paratë që na kanë vjedhur, në mënyrë që të na vjedhin sërish. Duhet të tregojmë sot se ne e meritojmë lirinë, e meritojmë demokracinë dhe jemi të denjë për shoqërinë europiane”, shkruan Bardhi, teksa ka publikuar një video, megjithatë duket se është shkëputur nga akuzat e vjetra të PD-së. Kjo pasi me ndërtimin e ri të Teatrit nuk do të marrë pjesë në kompania Fusha, por do të bëhet me buxhetin e shtetit.

ORA 18:24

VENDIMI PËR AKSIONIN OPOZITAR/ SHTYHET PËR NË MESNATË MBLEDHJA E KRYESISË SË PD-SË…ISHTE PLANIFIKUAR NË 18:00

Mbledhja e grupit të Kryesisë së PD-së, e cila ishte planifikuar për në orën 18:00 është shtyrë! Bëhet me dije se mbledhja është lënë për t’u zhvilluar në mesnatë, megjithatë nuk ka ende një orar të përcaktuar. Nuk dihet një arsye zyrtare, megjithatë theksojmë që kryetari i PD-së, Lulzim Basha është në shesh, së bashku me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe me anëtarët të tjerë të partive opozitare.

Artikulli paraprakBARDHI PUBLIKON VIDEON: TALEBANET E RILINDUR NUK DUAN TEATER TE RI, DUAN KULLA TE REJA
Artikulli tjetërROBERT BUDINA ME MEGAFON, NJOFTON ORËN E PROTESTËS SË RADHËS: QYTETARËT DO MPOSHTIN MAFIEN!