Ditën e sotme Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do të zhvillojë protestën e dytën pas shembjes së godinë, me një kauzë të re, rrëzimin e qeverisë. Pas një dite ‘pauzë’, kjo në respekt të besimtarëve mysliman pasi e marta përkonte me natën e Kadrit, Aleanca do të zbresë në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ përballë Ministrisë së Brendshme.

Krah tyre, ashtu si kurse edhe në protestën e kaluar, do të jetë edhe opozita, me kryedemokratin Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi. Këto të fundit u zotuan se do ta mbronin godinën me trupat e tyre, por një premtim të tillë nuk arritën që ta mbanin, për këtë arsye u bashkuan krah aktivistëve tashme me një qëllim të përbashkët “të rrëzojnë qeverinë Rama”.

Protesta e kaluara u mbaj në orën 16:30 dhe zgjati për mbi 2 orë, ku nuk munguan disa incidente të vogla, por që në tërësinë e saj u karakterizua me qetësi. Mbetet për t’u parë, nëse sot si dy ditë më parë do të përjashtohet opozita nga fjalimet politike.

Artikulli paraprakSOT TEMPERATURA TË LARTA DHE DIELL
Artikulli tjetërISHP MESAZH TË RËNDËSISHËM QYTETARËVE: JA SI TË VENDOSNI, PËRDORNI DHE HIQNI MASKËN!