Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në Shkodër ku autoritetet kanë ndërhyrë për prishjen e strukturave të ngritura në kundërshtim me ligjin. Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit, IMT zhvilloi sot një aksion në zonën përreth shkollës së mesme “Ndre Mjeda”, duke ndërhyrë për të larguar zaptimet e hapësirave publike. Ndërhyrja u konsiderua e domosdoshme nga banorët e zonës për të rikthyer hapësirat në funksion të tyre, si dhe për të garantuar siguri dhe qarkullim normal në zonë.
sinkrone
Ndërhyrja synon të rikthejë sigurinë dhe aksesin normal për nxënësit, prindërit dhe banorët e zonës, duke larguar pengesat që zinin hapësirat. Prishjet e ndërtimeve pa leje janë pjesë e një aksioni më të gjerë kundër zaptimit të hapësirave publike dhe pritet të vijojnë edhe në zona të tjera të qytetit .

Artikulli paraprakMOTI I KEQ, PROBLEME ME ENERGJINË ELEKTRIKE NË LEZHË
Artikulli tjetërHISTORIA,MARINSI QË LA AMERIKËN PËR SHKODRËN