Prej afro gjashtë muajsh punimet në rrugën Velipojë-Shëngjin në pjesë e bregdetit janë ndërprerë plotësisht. Firma e ndërtimit e cila nisi punimet është larguar. Kryetari i fshatit Rrjoll në Velipojë Luc Toli thotë se kjo rrugë e cila nisi të rikonstruktohej në shumë pjesë të saj ka nisur të shembet duke qenë kështu një rrezik për automjetet….

Dëmtimi i rrugës Velipojë-Shëngjin ka nisur që në janarin e këtij viti me reshjet e shiut ndërsa kryetari i fshatit Toli i bën apel firmës që të vijnë dhe të verifikojnë dëmet….

Sipas burimeve në tetorin e vitit të kaluar firma e ndërtimit të rrugës Velipojë-Shëngjin u largua me pretendimin për të vijuar punimet në aksin Thumanë-Kashar sepse gjatë dimrit ishte e pamundur të kryheshin punime me premtimin se do të riktheheshin në pranverën e këtij viti. Deri më tani punimet vijojnë të jenë të ndëprera dhe ajo rrugë po dëmtohet gjithnjë e më shumë.

Artikulli paraprakNDRYSHIMI I ORËS SHKAKTON MOSMARRËVESHJE NË LIBAN
Artikulli tjetërDËMTOHET URA E OBLIKËS, ADMINISTRATORI CENI NGRE ALARMIN