
Biblioteka “Zoja e Shkodrës” organizoi një aktivitet të veçantë për promovimin e librit “Shën Benedikti nga Norçia dhe bijtë e tij shpirtërorë”, me autor Dom Dritan Ndocin.
Gjatë fjalës së tij, autori ndaloi në mesazhet dhe vlerat shpirtërore që përcjell vepra, duke theksuar rëndësinë që figura e Shën Beneditit ka në jetën e Kishës dhe shoqërisë bashkëkohore.
Në këtë aktivitet morën pjesë edhe Dom Vlash Palaj, famullitari i Shkodrës, si dhe Imzot Giovanni Peragine, arqipeshkvi i Shkodrës, të cilët vlerësuan punën e autorit dhe mesazhin e librit.
Promovimi u mbajt në sallën “Kardinal Mikel Koliqi” dhe ishte pjesë e aktiviteteve kushtuar festës së “Zojës së Shkodrës”, duke e kthyer këtë ditë në një reflektim mbi trashëgiminë shpirtërore dhe kulturore të qytetit.






