Shkodra, i është përulur figurës së Nënë Terezës, së shpallur shenjt vetem pak ditë më parë në Vatikan nga Ati i shenjtë Papa Francesku.
Në një meshë solemne, besimtaret e krishtere kane marre pjese ne meshen e falenderimit kushtuar shenjtores me te re, Terezes se Kalkutes. Mesha e shenjte eshte drejtuar nga Famullitari i Shkodrës, Dom Artur Jaku, i cili zbuloi rëndësinë e kësaj ngjarje për mbarë globin. Por duke u ndalur tek ngjarjet e rendesishme te kishes katolike, Dom Artur Jaku, u ndal edhe tek lumturimi i martireve, process qe do te mbahet ne Shkodër me 5 Nëntor……sink Shembulli i Nënë Terezës, theksoi Dom Artur Jaku, është një shembull tek i cili gjithsecili duhet te gjeje veteveten. Nene Tereza, u shenjterua ne Vatikan me 4 shtator, në një moment historike per mbare kishen katolike ne botë, ku Shqipëria tashmë ndjehet krenare për shenjtoren e saj .