Shkodra është “zgjuar” sot me ritmin e dashurisë duke u kthyer në një skenë romantike për gjithë të dashuruarit në këtë 14 Shkurt.
Dekori festiv, ngjyra e kuqe, mesazhet e dashurisë, dhe lulet janë “ftesa” më e veçantë për shkodranet dhe turistët e huaj në këtë ditë simbolike.
Çiftet, familjet, turistët dhe qytetarë të të gjitha grupmoshave u përfshinë në këtë atmosferë ndryshe, mes festës së dashurisë dhe mesazheve simbolike.
Hysni Lusha prej më shumë se 10 vitesh tregton lule për 14 shkurt në pedonalen e qytetit ai thote se lulet janë simboli tradicional i Shën Valentinit
14 shkurti është dita që në kalendarin e krishterë i kushtohet Shën Valentinit, martir e shenjtor. Legjenda thotë se Shën Valentini u bë mbrojtës i të dashuruarve pasi celebroi një martesë mes një legjionari pagan dhe një vajze të krishterë.

Artikulli paraprakPARADA UNIKE E KARNAVALEVE NË SHKODËR
Artikulli tjetërNIS ZBATIMI I PROJEKTIT, INTERNET FALAS NË 61 BASHKI