
Trëndafilat e kuq, simbolika e festës së Shën Valentinit, janë preferuar shumë edhe në këtë vit. Romina Gjeluci, një nga floristet e njohura në Shkodër tregon preferencat e klientëve në ditën e të dashuruarve.
Tulipani duket se po bëhet një lule e preferuar për të rinjtë që duan të eksperimentojnë me buqetat në ditën e të dashuruarve.
Ndërkohë, klientët e rregullt janë në sfidë me veten, për të përzgjedhur buqeta më të plota nga viti në vit.
Qershia mbi tortë e kësaj feste, për Rominën janë të moshuarit, të cilët shprehin dashurinë e tyre edhe në ditë të veçanta, si Shën Valentini.
Shën Valentini festohet çdo vit me datën 14 shkurt, në ditën kur njerëzit ia shfaqin dashurinë një personi tjetër përmes dhuratave të ndryshme. Qytetet janë të mbushura me të kuqe, me lule e tollumbaca, shenjat që simbolizojnë këtë festë për çiftet. Besohet se Shën Valentini ishte një prift nga Roma gjatë shekullit III. Perandori Klaudius II atëkohë e kishte ndaluar martesën, sepse kishte menduar se meshkujt e martuar janë ushtarë të dobët. Por Valentini kishte besuar se ai rregull ishte i padrejtë, dhe i kishte thyer rregullat duke i martuar çiftet fshehtazi.