Kjo ka qene atmosfera ne qendër te qytetit te Shkodrës, pranë bashkisë së qytetit, në “Shend e Vere Dritash. Nje aktivitet festiv qe vjen pikërisht ne kuadër të festave të fundvitit në Shkodër.

Një iniciative e Zonës se Zhvillimit te biznesit ne Shkodër BID me mbështetjen e Bashkisë së Shkodrës me një sere partneresh te tjerë te cilët i kane sjelle Shkodrës një atmosfere ndryshe ne ketë fundvitit, një iniciative e cila do te vijoje edhe gjate viteve te ardhshme.Ky aktivitet është pasur edhe me interpretim e këngëtareve te Shkodrës, duke nisur qe nga me te vegjlit dhe deri tek këngëtaret e mirënjohur te Shkodrës.Ky aktivitet do te transmetohet gjate ditëve festive te Festes se Krishtlindjeve dhe Vitit te Ri ne ekranin e Star Plus TV.