Në më pak se 4 muaj, mbi 2000 pacientë janë paraqitur për të marrë shërbime mjekësore pranë Qendrës Komunitare të Shëndetit Mendor.

Sipas mjekëve neuropsikiatër, depresioni dhe ankthi janë dy problemet për të cilat kërkohet ndihmë. Por cilat janë arsyet e rritjes së numrit të personave që kanë shfaqur probleme të shëndetit mendor?

Mjeku Gjon Preçi rekomandon që pacientët të rikontrollohen, kjo për shkak të ndryshimit të temperaturave. 10 vitet e fundit, mjekët kanë dhënë alarmin për rritjen graduale të rasteve me simptoma të depresionit. Statistikat në botë tregojnë se të paktën 121 milionë persona vuajnë nga probleme të shëndetit mendor.

Artikulli paraprakMINISTRI DITMIR BUSHATI NË TONIGHT STAR PLUS
Artikulli tjetërSEZONI, ARSH NDËRHYN NË AKSIN SHKODËR-MURIQAN