Që prej nisjes së vitit shkollor janë realizuar rreth 430 mijë depistime sa i përket shëndetit oral tek nxënësit, në zbatim të programit të Qeverisë Shqiptare që mbështesin shëndetin dhe mirërritjen e fëmijeve nga 6 deri në 14-vjeç. Të dhënat u bënë publike nga Drejtoresha e Përgjithshme e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor Jeta Deda, gjatë një takim me specialistë të fushës dhe përfaqësues të institucioneve shëndetësore dhe arsimore në Lezhë.

I pranishem në këtë takim Kryetari i Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu, tha se shërbimi dentar publik nuk ka qenë në nivelin e duhur dhe kjo situatë duhet të ndryshojë.

Programi i depistimit do të vijojë edhe në javët në vijim, duke përfshirë më shumë shkolla në qarkun e Lezhës, me synimin për të ndërgjegjësuar fëmijët dhe familjet e tyre mbi rëndësinë e kujdesit për shëndetin oral.

Artikulli paraprakBASHKIA LEZHË IFTAR PËR MUAJIN E RAMAZANIT
Artikulli tjetërBERISHA MERR ME VETE BUFIN NË KONFERENCË SHTYPI, I PËRGJIGJET RAMËS: SIMBOL I MENÇURISË DHE DITURISË!