Rreth 400 emigrantë malazez në kontinentin Amerikan, humbën jetën në janar të vitit 1916, pasi anija që po udhëtonin ndeshi në një minë nën ujore dhe u fundos në brigjet e Shëngjinit.Në 109-vjetorin e kësaj tragjedie në Shëngjin u organizua një veprimtari përkujtimore, ku të pranishëm ishin autoritete malazeze, veteran antifashisht si dhe pasardhës të viktimave.Ata hodhën kurora me lule në det, duke sjellë në kujtesë atë ngjarje, e cila konsiderohet si më tragjiket në historinë e shtetit malazez.
Përfaqësuesi i Ministrisë së Diaspores në Mal të Zi Zoran Djukanovic vleresoi patriotizmin e emigranteve të cilët u nisen nga kontinenti amerikan për të mbrojtur atdheun e tyre, por fatkeqësisht humben jeten në këtë tragjedi ujore.
Emigrantët që u mbytën në det 3 milje larg Shëngjinit po vinin nga Amerika për të luftuar në Mal të Zi, ndërsa nga kjo ngjarje asnjëri prej tyre nuk arriti të shpëtonte. Në 109-vjetorin e kësaj tragjedie u përsërit nevoja për ngritjen e një memoriali në Shëngjin në përkujtim të viktimave.