Një defekt në stacionin e pompave të ujërave të ndotura në zonën turistike të Shëngjinit nxorri jashtë funksioni të gjithë sistemin e kanalizimeve nga qendra e qytetit deri në Kunë. Avaria u identifikua ditën e pasditen e së premtes, duke vënë në lëvizje ndërmarrjen e Ujësjellës-Kanalizime e cila arriti të lokalizoje problematiken që ka ardhur Për shkak të amortizimit të bazamenteve kryesore të pompave thithëse dhe dërguese, të cilat janë këputur plotësisht, duke nxjerrë jashtë funksioni stacionin e pompave.

Defekti ndodhi në vaskën kryesore të stacionit në kuotën -11 metra nën nivelin e detit dhe për riparimin e tij ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizime ka Lezhë nisi veprimet emergjente. Pavarësisht vështirësive të hasura përshkak të kushteve të vështira teknike dhe jetësore, punonjësit e kësaj ndërmarrjeje, nën drejtimin e drejtorit, inxhinier Zef Maçi, punuan pa ndërprerje për riparimin e defektit, i cili u vu në rrugen e zgjidhjet brenda 24 oreve.

Stacioni i pompave u rivendos në funksion gjatë dites së diele dhe fatmiresisht nuk pati ndikim në largimin e ujërave të ndotura të Shëngjinit, duke mos sjellë probleme për qytetarët, kjo edhe për shkak se gjatë dimrit numri i popullsisë në Shëngjin është i ulët.

Artikulli paraprakZHABJAKU: RRITET NDËRGJEGJËSIMI PËR VAKSINËN
Artikulli tjetër10 VITE NË SHËRBIM TË VAJZAVE TË BRAKTISURA