Nje lokal Veror me konstrukt prej druri eshte shkrumbuar totalisht ne zonen e “Ranes se Hedhun” ne Shengjin. Lokali eshte ne pronesi te shtetasit Pjeter Prelaj, ndersa ngjarja eshte regjistrua rreth ores 02:00 pas mesnate.

Shtetasi Pjetre Prela nuk eshte nje emer i panjohur per mediat, pasi pak kohe me pare ai denoncoi skandalin me tokat te Rana e Hedhun, ku ishte i përfshirë dhe kreu i Bashkise se Lezhës.

Nderkohe ne lidhje me kete fakt jashte mediave ai hedh poshte cdo pretendim, ndersa pret nga hetimet qe te zbardhe te verteten e kesaj ngjarje. Gazetaret nuk jane lejuar qe te afrohen ne vendin e ngjarjes, ndersa lokali i djegur ndodhet pas objektit qe shikohen ne pamjet e filmuar nga nje distance e larget.

Ndërkohe grupi hetimore po vijon punën për zbardhjen e shkaqeve te djegies se lokalit te Pjeter Preles, ndersa paraprakisht mendohet se shkakt i zjarrit te jete bere nje shkedije elektrike ne ekspresin e lokalit.

Nderkohe qe ky eshte rasti I dyte brenda 4 diteve qe nje lokal perfshihet nga flaket.Pikerisht me date 26 maj nje tjeter lokal veror u perfshi nga flaket ne zonen e Shengjinit duke u shkrumbuar plotesisht per te cilin policia akoma nuk ka zbuluar shkaqet qe cuan ne djegien e tij.

 

Artikulli paraprak26 VITE QË POLITIKA PËRDOR ISH-TË PËRNDJEKURIT
Artikulli tjetërPROMOVOHET “VËLLIME POETIKE” NGA ARBEN PRENDI