Turistet që zgjedhin Shëngjinin për pushime verore do të kenë mundësi të njihen me gjithçka ofron kjo zone turistike dhe Lezha në teresi, përmes një info pointi të ngritur në shëtitoren e plazhit.Ky investim i cili i mungonte Shëngjinit është realizuar me financim të Bashkimit Evropian, duke ju ardhur në ndihmë të gjithë pushuesve për tu njohur me çdo destinacion turistik që ka Lezha.Në ceremoninë e inagurimit të të zyres së informacionit në Shëngjin, ishin të pranishem përfaqësues të bashkisë, biznesit dhe Bashkimit Evropian të cilët financuan projektin.

Zyra e informacionit në Shëngjin është pajisur me të gjitha materialet e nevojshme për informimin e turisteve, per gjithçka ofron rajoni i Lezhës, duke nisur nga turizmi bregdetar, historik, religjoz dhe kulinarinë e pasur të kësaj zone.

Artikulli paraprakTRAFIKU SFIDË PËR ZJARRËFIKËSIT
Artikulli tjetërTË MËRKURËN ZBARDHET KALENDARI I SUPERIORES