
Kjo eshte pamja e bregdetit te Shengjinit ne keto dite te nxehta korriku.Nga Rana e Hedhun deri në Kune, plazhet janë të mbushura me pushues. Familje, të rinj dhe turistë nga vende të ndryshme kanë zgjedhur Shëngjinin për pushimet e tyre, duke i dhënë zonës një atmosferë plote gjalleri.
Besnikët e përhershëm të Shëngjinit mbeten shqiptaret e kosoves. Ata shprehen se rikthehen çdo verë, duke vlerësuar cilësinë e ujit, rërën, mikpritjen dhe përmirësimin e shërbimeve turistike. Për shumë prej tyre, Shëngjini është kthyer në destinacionin e preferuar për pushimet verore.
Fluksi i pushuesve është rritur ndjeshëm në gjysmën e dytë të muajit korrik, ndërsa fundjavat regjistrojnë numrin më të lartë të vizitorëve. Operatorët turistikë presin që kjo tendencë të vijojë edhe gjatë muajit gusht, duke e konfirmuar Shëngjinin si një prej destinacioneve më të frekuentuara të turizmit bregdetar në Shqipëri.
https://youtu.be/uthm8qn-u0A






