
Përfundimi i muajit gusht nuk ka shënuar fundin e sezonit turistik në Shëngjin. Edhe në këto ditë të para të shtatorit, vija bregdetare vijon të jetë e populluar nga pushues.Pjesa më e madhe e tyre janë shqiptarë nga Kosova, të cilët kanë zgjedhur Shëngjinin për të kaluar disa ditë pushimi në një periudhë më të qetë, larg fluksit të madh të muajve të verës.
Pushuesit shprehen të kënaqur me qëndrimin në Shëngjin, duke vlerësuar qetësinë, plazhin dhe shërbimet që ofrohen edhe gjatë muajit shtator.
Sipas të dhënave të bizneseve turistike, prenotimet për muajin shtator vijojnë të jenë në nivele të kënaqshme, duke treguar se sezoni turistik në Shëngjin po vijon edhe pas përfundimit të muajit gusht.Ndërkohë, strukturat akomoduese, restorantet dhe bizneset e tjera turistike vijojnë të ofrojnë shërbimet për pushuesit, ndërsa pushteti vendor po vijon angazhimin për mbarëvajtjen e sezonit edhe gjatë muajit shtator.






