
Moti i paqendrueshem e fundjaves dhe fundi i stines se veres, nuk e ka mbyllur sezonin turistik ne Shengjin.Vija e bregdetare nga rana e hedhur deri ne kune, vijon te jete e populluar me pushues, ndersa pritshmerite pozitive jane pergjate gjithe muajit shtator.
Operatorët turistikë shprehen se ky shtator po rezulton i favorshëm për bizneset, duke e zgjatur sezonin përtej muajve tradicionalë të verës.
Gjatë kësaj periudhe, vizitorët dominohen nga pushues nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, por nuk mungojnë edhe turistët nga vende të ndryshme të Evropës Lindore, duke e mbajtur atmosferën e gjallë dhe bizneset aktive ne bregdetin e Lezhes.






