Shëngjini po kthehet në një nga destinacionet më të preferuara të verës për shumë pushues, falë jo vetëm bukurive natyrore dhe plazheve të pastra, por edhe çmimeve të favorshme që e bëjnë një ditë pushimi të kënaqshme dhe ekonomike.

Në bregdetin e Shëngjinit dhe plazhet përreth si Rana e Hedhun apo Tale, një familje mund të shijojë një ditë të plotë nën diell pa shpenzuar shumë.Çmimi mesatar për dy shezlongë me çadër varion nga 300 deri në 1000 lekë, në varësi të pozicionit. Ndërkohë, në disa zona publike, pushuesit zgjedhin të vendosin çadrat e tyre pa pagesë.Sa i përket ushqimit, çmimet janë modeste dhe konkurruese në krahasim me shumë plazhe të tjerë të vendit. Në restorantet përgjatë vijës bregdetare, një vakt i plotë me produkte deti kushton rreth 25000 lekë për person.

Ndërsa turizmi elitar ka shtrirë ndikimin në zona të tjera të vendit, Shëngjini mbetet sinonim i pushimeve të arsyeshme për të gjithë me një raport cilësi/çmim që e bën një ndër perlat më të vlerësuara të verës në Shqipëri.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakAMORTIZIMI I RRUGËS KTHEHET NË SHQETËSIM
Artikulli tjetërAKSIDENTOI POLICIN, PROCEDOHET 61- VJEÇARI