
Gushti ka hyrë në mesin e tij dhe për bregdetin e Shëngjinit kjo do të thotë kulmi i sezonit turistik. Flukset e pushuesve vijojnë të jenë të larta, ndërsa në të gjithë vijën bregdetare puna për mirëmbajtjen dhe ofrimin e shërbimeve vijon çdo ditë.Pastrimi i plazhit kryhet në mënyrë të vazhdueshme, përfshirë edhe pastrimin teknologjik të rërës, ndërsa grupet e punës monitorojnë zonën për të garantuar një ambient sa më të pastër dhe të përshtatshëm për pushuesit.Këtë vit është vënë re edhe një rritje e numrit të turistëve të huaj, ndërsa pushuesit nga Kosova vijojnë të përbëjnë grupin më të madh të vizitorëve. Administratori i Shëngjinit, Brahim Demi, e cilëson edhe këtë sezon si të suksesshëm, duke theksuar se pushuesit janë shpërndarë në zona të ndryshme të bregdetit, çka ka ndikuar në rritjen e frekuentimit të tij.
Vetë pushuesit thonë se zgjedhja e Shëngjinit nuk është e rastësishme. Pastërtia, hapësirat e konsiderueshme publike dhe çmimet e përshtatshme për kategori të ndryshme janë ndër arsyet që i rikthejnë çdo vit në këtë bregdet.
Edhe këtë sezon veror, Shëngjini po përjeton flukse të larta pushuesish. Ndryshe nga vitet e mëparshme, këtë sezon janë shënuar edhe përmirësime në menaxhimin e trafikut dhe në ofrimin e shërbimeve, duke krijuar kushte më të mira për vizitorët dhe duke e bërë Shëngjinin një nga destinacionet e preferuara për pushimet verore.






