Bregdeti i Shëngjinit po tërheq çdo vit e më shumë turistë nga vende të ndryshme të botës. Deti i pastër, plazhet, Rana e Hedhun, gastronomia dhe atmosfera e gjallë e kanë kthyer këtë zonë në një nga destinacionet më të preferuara të verës në Shqipëri.Një turist nga Spanja tregon se gjatë udhëtimit të tij ka vizituar disa nga destinacionet më të njohura të vendit, si Shkodra, Valbona, Thethi, Tirana dhe Shëngjini. Sipas tij, mikpritja e shqiptarëve ishte ajo që i la më shumë mbresa.

Mes pushuesve nuk mungojnë as turistët italianë, të cilët thonë se ngjashmëritë mes Shqipërisë dhe Italisë i bëjnë të ndihen si në shtëpinë e tyre.

Me fluksin e turistëve të huaj në rritje nga viti në vit, Shëngjini po konsolidohet gjithnjë e më shumë si një nga destinacionet kryesore turistike të verës në Shqipëri, duke tërhequr vizitorë që largohen me premtimin për t’u rikthyer.

https://youtu.be/L9yjzAmYWCg

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakGRUDA, FSHATI PA UJË TË PIJSHËM
Artikulli tjetërMAKINA PËRPLASET ME MOTORIN, NDËRRON JETË 37-VJEÇARI