Komisioni I ligjeve ka propozuar qe 5 shtatori, data e shenjterimit te nene terezes te shpallet festë zyrtare. Punonjësit e administratës publike duke filluar nga ky vit do të kenë një tjetër ditë pushimi. Komisioni parlamentar për çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut ka miratuar sot projektligjin “Për një ndryshim në ligjin nr.7651, datë 21.12.1992, “Për festat zyrtare e ditët përkujtimore” të ndryshuar. Propozimi u bë nga përfaqësuesi i Ministrisë së Kulturës, Endri Zerva.

Sipas këtij propozimi, data 5 shtator, e cila njihet si dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës, do të jetë ditë pushimi për punonjësit e administratës, shkollat dhe kopshtet. Me votë unanime, Komisioni i Ligjeve ka vendosur për 5 shtatori të jetë ditë pushimi, ashtu si dita e Lumturimit të Nënë Terezës, 19 tetori. Papa Françesku shpalli shenjtore Nënë Terezën në një ceremoni madhështore dhe shumë emocionuese në sheshin Shën Pjetër të mbushur me qindra e mijëra besimtarë nga e gjithë bota.

Humanistja e madhe shqiptare u shenjtërua në Bazilikën e Shën Pjetrit. Ajo do të quhet Shën Tereza e Kalkutës dhe është tashmë shenjtorja me e re e Kishës Katolike.