
“Star Plus” ka udhëtuar drejt Vatikanit për të ndjekur nga afër shenjtërimin e misionares Nënë Tereza nga Papa Françesku.
Gazetari Ergys Kavaja dhe operatori Artur Drabeja kanë realizuar lidhje direkte duke sjellë më afër për qytetarët e Shkodrës një prej ngjarjeve më të mëdha. Star Plus ka sjellë edhe dëshmitare që kanë takuar Nënë Terezës kur ajo ka ardhur në Shkodër pas viteve ‘90 Gjatë shenjtërimit të Nënë Terezës “Star Plus” ka sjellë live meshën në Vatikan si dhe një maratonë në transmetim të drejtpërdrejtë.






