Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit, janë kryer 1984 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 965 qytetarë, ndërsa dy qytetarë kanë humbur jetën. ” Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Durrësi 86 vjeçe, një qytetare nga Tirana 91 vjeçe”, njofton ministria.

Njoftimi i plotë:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1984 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 965 qytetarë, në këto bashki:
412 në Tiranë, 89 në Fier, 81 në Durrës, 39 në Vlorë, 33 në Lushnje, 32 në Kavajë, 27 në Shkodër, 26 në Berat, 20 në Sarandë, 18 në Kamëz, nga 17 qytetarë në Divjakë, Dimal, 16 në Himarë, 13 në Vorë, nga 11 qytetarë në Lezhë, Krujë, nga 10 qytetarë në Gjirokastër, Tepelenë, 9 në Gramsh, 8 në Vau i Dejës, nga 7 qytetarë në Kurbin, Patos, nga 6 qytetarë në Tropojë, Mallakastër, Korçë, 4 në Përmet, nga 3 qytetarë në Malësi e Madhe, Shijak, Roskovec, Delvinë, Skrapar, Poliçan, nga 2 qytetarë në Fushë Arrëz, Selenicë, Libohovë, nga 1 qytetar në Pukë, Kukës, Has, Rrogozhinë, Dibër, Finiq.

Janë 9,810 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 30 pacientë. Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Durrësi 86 vjeçe, një qytetare nga Tirana 91 vjeçe.

Janë shëruar 843 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 291,553 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (24 Korrik 2022)
Raste të reja ditore 965
Të shëruar në 24 orë 843
Të shtruar në spitale 30
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 1984

Artikulli paraprakBAJRAM BEGAJ BETOHET SI PRESIDENT, JA MESAZHI I PARË PËR QEVERINË DHE OPOZITËN
Artikulli tjetërMETA BËN SHQIPONJËN DHE LARGOHET NGA PRESIDENCA, IKËN NË KËMBË PAS PËRSHËNDETJES ME BAJRAM BEGAJN