Greqia sot feston 200-vjetorin e pavarësisë së saj që nga 25 marsi i vitit 1821. Një paradë festive është përgatitur në sheshin Sintagma të Athinës për këtë rast, edhe pse në kushte pandemie.

Disa takime të njëpasnjëshme do tëzhvillohen nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis dhe Presidentja Katerina Sakellaropoulou

Të ftuar nderi në Athinë sot do të jenë kryeministri rus, qipriot, Princi Charles, Princi i Uellsit, apo dhe një sërë personalitetesh të tjera.