Kanë mbërritur sot në atdhe 5 gra shqiptare dhe 14 fëmijë që jetonin prej vitesh në kampin famëkeq të “Al Holit” në Siri. Familjet shqiptare ishin nisur nga Bejruti me një charter të vënë në dispozicion nga qeveria shqiptare, i cili zbarkoi sot në aeroportin “Nënë Tereza”. Ka qene vete zoti Rama qe i ka pritur ne dalje te avionit, i shoqeruar nga ministri i Brendshem Bledi Cuci.

Kujtojmë se dje Rama dhe Cuci ishin te pranishem në operacionin e riatdhesimit e ketyre familjeve, ku u takuan me gjeneralin libanez Abass Ibrahim. Ky i fundit ka luajtur një rol kyç në përpjekjet e riatdhesimit, së bashku me shërbimet e inteligjencës nga vende të tjera.