Kryeministri Edi Rama po prezanton programin për Shërbimet për Qytetarët dhe Biznesin.

“Gjërat kanë ndryshuar aq shumë. Nuk ishte 70 vjet më parë dhe as 27 vjet më parë por vetëm 7 vite më parë koha kur të gjithë ju për të marrë një copë letër që nga një certifikatë e zakonshme te një dokument vërtetimi duhet të rrinte në rradhë apo e keni harruar.

Sa shumë rradha keni bërë për çdo copë letër para 7 vitesh. Më parë njerëzit paguanin për të marrë shërbime. Një dorë zgjatej e tërhiqej për të marrë ca dokumente për një vërtetim të vetëm. Për një vërtetim merrnit disa letra shko atje hajde këtu”, tha Rama.