Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka iu bën apel shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit të regjistrohen në platformën e-Albania për të saktësuar adresat e tyre.

Në një postim në “Facebook” Xhaçka shkruan se procesi i saktësimit të adresave është lehtësuar dhe thjeshtuar dhe kjo gjë shkurton kohën për përfitimin e një sërë shërbimesh që lidhen me adresën.

“Shërbimi cilësor dhe në kohë ndaj qytetarëve, veçanërisht ndaj atyre që jetojnë e punojnë jashtë vendit, është prioriteti kryesor i punës time si Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme.
✅E kënaqur që tanimë, procesi i saktësimit të adresave është lehtësuar e thjeshtuar.
🟢Gjithçka që duhet të bëni, është të logoheni në platformën online ‘e-Albania’, ku më pas do të informoheni për të gjitha hapat tjera që duhen ndjekur.
↪️Lehtësimi i procedurave të tilla ju shkurton kohën për përfitimin e një sërë shërbimesh që lidhen me adresën.
Tashmë saktësimi bëhet më i lehtë se kurrë me platformën 🔗https://e-albania.al. Shikoni hapat që duhet të ndiqni👇
#UnëURegjistrova👍”, shkruan ministrja Xhaçka.

Artikulli paraprakNDAHET NGA JETA NË MOSHËN 79-VJEÇARE ISH-VOLEJBOLLISTI I NJOHUR I VLLAZNISË, ALI BUSHATI
Artikulli tjetërPD PREZANTON MARKUN SI DREJTUES POLITIK NË QARKUN LEZHË! BARDHI: 25-PRILLI BETEJË PËR JETË A VDEKJE