Gjykata e Fierit do të vendosë për kërkesën e ish-deputetit Ervin Salianji për lirimin me kusht, pas seancës së sotme ku Shërbimi i Provës dorëzoi raportin e tij për sjelljen dhe përshtatshmërinë e Salianjit për këtë masë.

Burimekonfirmojnë se raporti i Shërbimit të Provës ka qenë pozitiv, duke përforcuar kërkesën e paraqitur nga avokatët e Salianjit.
Në seancën e shkuar u paraqit raporti i vlerësimit të sjelljes nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Fier, ku sipas avokatit të Salianjit, Ledio Braho, ka rezultuar pozitiv.

Shprehet se edhe proikurori në sallë është shprehur dakort për lirimin e Salinjit, gjithsesi gjithçka do ta vendosë trupa gjyqësore.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakFESTA PËR DITËN E ASHURES, BABA MONDI: LUTEMI QË NJERËZIMI TË GJEJË PAQE
Artikulli tjetërLIROHET NGA BURGU ISH-DEPUTETI I PD, ERVIN SALIANJI