Se shpejti ne Spitalin Rajonal te Shkodres do te hapet sherbimi i trombolizes.

Eshte drejtori i ketij institucioni Perparim Cela qe bent e ditur nje fakt te tille. Drejtori Cela thote se fale ketij sherbimi do te shmanget invalidite per personat qe preken nga tromboza , ndersa e rendesihme ne kete rast eshte faktori kohe, pasi pacienti duhet te arrije ne spital brenda tre oreve.

Per realizimin e ketij sherbimi, drejtori Cela thote se gjithe infrastruktura eshte gati ndersa nevojitet vetem specializimi i mjekeve, Ne shqiperi Sherbimi i trombolizes eshte ofruar per here te pare ne fillim te ketij viti ne Qendren Univeristare Nene Tereza ndersa tashme, brenda pak muajsh ky sherbim do te ofrohet edhe per pacientet e Spitalit Rajonal te Shkodres.