Prej datës 26 gusht drejtoritë rajonale të Shërbimit Social Shtetëror ofrojnë shërbimin e dhënies së bonusit të bebeve që lindin jashtë dhe janë të regjistruara në Zyrat e Gjendjes Civile në vend.  Drejtorja rajonale e Shërbimit Social në Shkodër Valbona Tula bën të ditur se ky ndryshim është mirëpritur nga kjo drejtori për shkak të numrit të madh të aplikimeve që ka patur gjatë dy muajve të fundit, ndërsa tregon se vetëm të premten janë ndarë 10 bonuse bebesh.

Drejtorja Tula tregon dokumentet që duhen plotësuar për përfitimin e bonusit të bebeve.

Ardita Emini, një nënë emigrante tregon për lehtësinë e hasur kësaj here për regjistrimin e djalit të saj të tretë dhe përfitimin e bonusit të bebes.

Procedura për përfitimin e bonusit të bebes zgjat më pak se 10 minuta në ambjentet e Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror në Shkodër.

Artikulli paraprakSHKODËR, DËSHTON MBLEDHJA E KËSHILLIT, FYTYRË E SHËMTUAR
Artikulli tjetërKONCERTI “SHKODRA SOUNDS” NJË LUTJE PËR VITIN PANDEMIK