
Përdorimi i bombolave të gazit në ambiente familjare vijon të mbetet një burim potencial rreziku nëse nuk respektohen masat bazë të sigurisë. Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës në Shkodër, Agim Ponari thekson se qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm.
Sa I takon mbushjes së bombulave në pika të pa licensuara dhe jashtë kushteve teknike, Ponari thekson se është e jashtë ligjshem, dhe grupet e inspektorëve janë në terren për evidentimin dhe gjobitjen e rasteve të mundshem. Gjithashtu, ai rekomandon që tregohet kujdes me bombulat 5 litërshe
Shërbimi zjarrfikës apelon për më shumë kujdes dhe për informim të vazhdueshëm nga qytetarët, për të shmangur ngjarje të rënda që mund të preken nga një pakujdesi e vogël.






