
Situata me kultivimin e bimëve medicinale kryesisht e sherbelës vijon të jetë shqetësim për fermerët e zonës së Malësisë së Madhe, rënia e çmimit ka bërë që fermerët të mbajnë stok në magazina sasi të konsiderueshme të sherbelës, ndërsa në shumë sipërfaqe vërehet që sherebela ka mbetur pa u korrur pasi fermerët nuk kanë më interes për t’a tregtuar.
Mes pasigurisë dhe frikës që ka shkaktuar vendosja e tarifave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës , kultivuesit dhe grumbulluesit e bimëve mjekësore në Malësi të Madhe i kanë kthyer sytë nga shteti në pritje të një mbështetje financiare.