“Drejtues mediokër, Vllazni e turpshme”. Kështu e cilëson ish-shefi i “Sport Klub Vllaznia” Dashamir Sherja situatën në klubin kuqeblu. Në kohën kur ka drejtuar edhe futbolli ka qenë pjesë e atij institucioni ndaj Sherja ndjen keqardhje të madhe që Vllaznia renditet e fundit në Superligë.

Prioritet thotë veteran Sherja duhet që t’i jepet futbollistëve shkodran ndërsa të huajt tek Vllaznia i cilëson si persona që vijnë për turizëm sa për të marrë paratë.Ashtu si shumë të tjerë edhe Sherja kërkon që klubi Vllaznia të gjejë rrugën e privatizimit.Dashamir Sherja, më parë një drejtues i sportit e sot një dashamirës i Vllaznisë nuk e pranon dhe nuk mund ta kapërdijë faktin që skuadra e qytetit të tij renditet e fundit.