Një sherr masiv ka ndodhur pasditen e të martës në Patra të Greqisë. Raportohet se nga sherri kanë mbetur të plagosur me thikë dy persona. Një prej të plagosurve mësohet se ka marrë plagë në të pasme, ndërsa i plagosuri tjetër ka marrë dëmtime në këmbë.

Mediat greke raportojnë se në sherr ishte pjesëmarrës edhe një reper i njohur bullgaro-nigerian. Policia nga ana tjetër ka arrestuar dy persona.