Sherr me thika mes disa personave, plagosen dy të rinj

Një sherr me thika mes disa të rinjve ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në kryeqytet. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:20, në rrugën “Murat Toptani”, ka patur një konflikt midis disa shtetasve, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur me mjete prerëse (thikë), dy të rinj, A. S., 24 vjeç dhe E. E., 24 vjeç. Ata ndodhen në S.Q.U., jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasve të përfshirë në konflikt dhe sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Artikulli paraprakBRUKSEL, SHQIPTARËT NË PROTESTË PËR ZGJEDHJE TË LIRA
Artikulli tjetërREAGON GJERMANIA: AKUZAT E ERDOGAN, ABSURDE