Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qendër të Tiranës. Dy të rinj janë përleshur me njëri-tjetrin dhe kanë përdorur edhe thikat.

Njëri prej tyre ka mbetur i plagosur. Bëhet fjalë për një 23-vjeçar i cili është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në bulevardin ‘Gjergj Fishta’, ose siç njihet unaza. Autori i dyshuar i plagosjes është larguar nga vendi i ngjarjes.Policia njofton se: Rreth orës 14:30, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë  se në bulevardin “Gjergj Fishta”, po konfliktohen dy shtetas.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:Në bulevardin “Gjergj Fishta “, ka ndodhur një konflikt ndërmjet dy  shtetasve, ku për pasojë është dëmtuar me mjet prerës shtetasi M.M., 23 vjeç i cili është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Nga ana e policisë është identifikuar autori dhe po punohet për kapjen e tij.Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, njofton Policia. 

Artikulli paraprak“BRIDGE”, SEKUESTROHET HEROINË NË SHIJAK. ARRESTOHET 39-VJEÇARI
Artikulli tjetërISHTE DIPLOMUAR NË SHQIPËRI, DËNOHET ME BURG DENTISTI ITALIAN