Një konflikt mes dy personave ka përfunduar me plagosjen e një 55-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:10 në lagjen “Naftëtari” të Patosit. Policia thotë se shtetasi Altin Tata 55 vjeç ka goditur me mjet prerës shtetasin G.H, 55 vjeç.

Plagosja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta. Shtetasi G.H ndodhet në Spitalin Rajonal Fier jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia ka shoqëruar autorin e dyshuar tëpër plagosjen, shtetasim Altin Tata.

Ne njeftimin e policisë thuhet se: Në datën 29.12.2017, rreth orës 10:10 në lagjen “Naftëtari” Patos për motive të dobëta, shtetasi Altin Tata, 55 vjeç, banues në Patos, ka goditur me mjet prerës shtetasin G.H, 55 vjeç, banues në Dukas, Patos. Shetetasi G.H ndodhet në Spitalin Rajonal Fier jashtë rrezikut për jetën.