Një sherr ka ndodhur sot mes të rinjve të gjimnazit “Ismail Qemali” në Tiranë. Mësohet se janë përplasur fizikisht dy gjimnazistë, dhe më pas pjesë e sherrit janë bërë edhe miqtë e tyre.

Ende nuk dihen shkaqet dhe personat e përfshirë në konfliktin, që degjeneroi në grushte. Në vendngjarje ka mbërritur policia, që po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.