Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pasditen e kësaj të enjte në Dibër ku protagonistë janë bërë dy punonjës policie. Teksa ktheheshin nga një drekë në Dibër të Madhe, dy efektivët janë përfshirë në sherr me njëri-tjetrin brenda në automjet, ku për pasojë një prej tyre ka mbetur i plagosur me armë zjarri.

Efektivë te përfshirë në konflikt kanë qenë Ardian Roçi, 50-vjeç dhe Naim Musliu, 53-vjeç, ku i plagosur ka mbetur i pari. Nuk dihen ende motivet e këtij konflikti i cili ka degraduar deri në përdorimin e armëve të zjarrit. Ka qenë vetë autori i ngjarjes, Musliu i cili ka transportuar drejt spitalit të Dibrës të plagosurin dhe më pas është dorëzuar në polici. Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pasditen e kësaj të enjte në Dibër ku protagonistë janë bërë dy punonjës policie. Teksa ktheheshin nga një drekë në Dibër të Madhe, dy efektivët janë përfshirë në sherr me njëri-tjetrin brenda në automjet, ku për pasojë një prej tyre ka mbetur i plagosur me armë zjarri.

Efektivë te përfshirë në konflikt kanë qenë Ardian Roçi, 50-vjeç dhe Naim Musliu, 53-vjeç, ku i plagosur ka mbetur i pari. Nuk dihen ende motivet e këtij konflikti i cili ka degraduar deri në përdorimin e armëve të zjarrit. Ka qenë vetë autori i ngjarjes, Musliu i cili ka transportuar drejt spitalit të Dibrës të plagosurin dhe më pas është dorëzuar në polici. Ka ndërruar jetë punonjësi i IT-së në Drejtorinë e Policisë së Dibrës, Ardian Roçi, i cili u qëllua nga punonjësi i policisë po në këtë drejtori, Naim Muliu, 55-vjeç. Viktima dhe autori u përfshinë në konflikt në automjet teksa ktheheshin nga shërbimi, nga Maqellara në Peshkopi.Ai u transportua me urgjencë me helikopter në drejtim të Tiranës, por mësohet se ka ndërruar jetë gjatë udhëtimit. Vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.

 

N